Kosovë
Mirena: Flitet për reforma, por deri tani kemi parë veç përkeqësim të arsimit

Analisti politik, Ilir Mirena sonte në Debat Plus ka thënë se asnjëra parti nuk po ofron asgjë konkrete për sektorin e arsimit në Kosovë.
‘’Krejt partitë janë përgjegjëse për gjendjen në arsim. Ende nuk e marrin seriozisht. Flitet për reforma, por deri tani kemi parë veç përkeqësim të këtij sektori’’, ka thënë Mirena.
Duke komentuar debatin e sontëm në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të partive rreth arsimit në vend, Mirena thotë se shumica ishin jokompetentë.
‘’Në këtë debat kishin dërgu njerëz jokompetentë për atë që flisnin. Nuk i kishin dërguar komponentët kryesor. Ishte debat prej partive, vec sa për me u ba’’./PERISKOPI/





















