Lajme
Ministria e Jashtme e Hungarisë: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë është katastrofike

“Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.
Magyar theksoi se Budapesti do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.
Hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Vendimi për Tiranën dhe Shkupin nuk është zyrtarizuar ende, por me interes priten zhvillimet që do të pasojnë pas takimit të sotëm midis Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.



















