Connect with us

Lajme

Milicia kurde në Siri ndalon operacionet kundër shtetit islamik

Publikuar

Damask, 9 tetor – Forcat demokratike siriane, grupacion i cili i kryeson kurdët në këtë vend, kumtoi se i kanë ndërprerë të gjitha operacionet ushtarake kundër Shtetit Islamik terrorist në fillim të ofensivës turke, njofton DPA, duke iu referuar disa burimeve të paemëruara kurde.

“Tani prioritet e kemi t’i mbrojmë kufijtë dhe të fokusohemi në përplasjen me Turqinë. Të gjithë pjesëtarët e Forcave demokratike siriane janë mobilizuar dhe janë sistemuar në rajonet afër kufirit me Turqinë”, ka deklaruar burimi për DPA-në.

NA NDIQ NË FACEBOOK