Connect with us

Sport

Milan vendos çmimin për Piatek – Chelsea fillon kalkulimet

Publikuar

Skuadra e Chelsea është e dënuar për transferimin e lojtarëve pasi ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar, por ata nuk po qëndrojnë krejtësisht jashtë lojës.

‘Blutë e Londrës’ do të synojnë që të përforcojnë fazën ofensive të skuadrës, duke shfaqur kështu interesim për Krzysztof Piatek të Milan.

Chelsea duhet të dërgojnë rreth 35 milionë euro tek Milan nëse duan kartonin e polakut, shkruan ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi polak ka luajtur në të gjitha tetë ndeshjet këtë sezon të Serie A, duke shënuar tri nga tetë golat e skuadrës së tij.

‘Rosoneri’ janë gati të heqin dorë nga lojtari, por akoma nuk ka ndonjë ofertë formale nga Chelsea. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK