Connect with us

Sport

Milan: Spalletti jo, Pioli po vjen?

Publikuar

E ardhmja e Marco Giampaolo në stolin e Milan nuk do të jetë e gjatë. ‘Rosoneri’ veçse kanë filluar të mendojnë për një emër të ri për stolin.

Starti i dobët në këtë sezon ka bërë që pozita e Giampaolo të lëkundet seriozisht dhe tashmë veç kanë filluar të përmenden emrat që mund ta zëvendësojnë italianin për stolin e Milan.

Pasi fillimisht Luciano Spalletti shihej si emri i ardhshëm në stolin e Milan, tashmë mediet italiane po shkruajnë për Stefano Pioli, transmeton lajmi.net.

Pioli më parë kishte udhëhequr edhe skuadrën e Inter, por nuk kishte arritur kushedi çfarë rezultati.

Milan po shqyrton edhe mundësinë që të angazhojë trajner të huaj (jo italian) dhe përmenden emra si Rudi Garcia. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK