Sport
Milan pas sulmuesit të Atletico Madrid

Skuadra italiane është duke konsideruar një lëvizje për sulmuesin e Atletico Madrid, Angel Correa, raporton ‘Calciomercato’, përcjell lajmi.net.
‘Rossonerët’ pritet të gjatë afatit të janarit të shesin disa lojtarë, dhe paratë e grumbulluara nga shitjet, mund të përdorën për transferimin e Correa.
24 vjeçari argjentinas ka bërë shtatë paraqitje për Atletico Madrid këtë sezon, përfshirë La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Correa është transferuar te Atletico në vitin 2014 nga San Lorenzo./Lajmi.net/






















