Lajme
Meta takon Plenkovic: Linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP.
Kjo u bë e ditur nga kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë një takimi që pati me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.
Kreu i shtetit thotë se “Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët”.
Më tej Meta tha se marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit është mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020./oranews




















