Lajme
Meta takon Kurtin: Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, ka pritur sot në takim Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur Meta me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje”.
“Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, ka shkruar Meta.
Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në…
Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 27 octobre 2019




















