Connect with us

Lajme

Meta në Open: Nuk fle çdo natë me Monikën

Publikuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha një intervistë për Open në Top Channel ku foli edhe për raportet e tij me opozitën, kryesisht me kryetaren e LSI-së.

I pyetur nëse është e vërtetë që presidenti i shpreh pakënaqësinë për djegien e mandateve bashkëshortes suaj, Kryemadhi, çdo mëngjes, Meta i’u përgjigj duke thënë se nuk fle për çdo natë me Monikën.

Më poshtë do gjeni pjesë nga intervista

Gazetarja: Është e vërtet që ju i shprehni pakënaqësinë për djegien e mandateve bashkëshortes suaj, Kryemadhi, çdo mëngjes? Ua bëj këtë pyetje, sepse ka qenë një deklaratë e saj.

Presidenti Meta: Nuk është se fle çdo natë me Monikën, kështu që nuk ndodh çdo mëngjes kjo.

Gazetarja: Vërtet? Me kë flini çdo natë zoti President?

Presidenti Meta: Ne kemi axhenda të ndryshme.

Gazetarja: Zoti Meta, çfarë është LSI-ja, sot për ju?

Presidenti Meta: LSI-ja për mua sot është si 50 parti të tjera që janë sot në Shqipëri. Kaq, asgjë më shumë.

Gazetarja: Në mos gabojë keni thënë që ka qenë vendimi juaj politik më i mirë themelimi i LSI-së. Nuk e konsideroni më kështu?

Presidenti Meta: Unë po flas si President, nuk po flas si Ilir. Si President për mua LSI-ja është si 50 parti të tjera të Shqipërisë.

Gazetarja: A duhet besuar kjo po të kemi parasysh se e keni drejtuar, ka qenë partia që ju e keni themeluar, e keni dashur, e keni rritur, i keni dhënë rezultate shumë të mira?

Presidenti Meta: Unë prandaj jam kaq i qartë dhe i ftohtë në këtë raport, sepse unë kam dhënë gjithçka për LSI-në kur kam patuar ato detyrimet e mia ndaj LSI-së. Tani LSI-ja të eci vetë.

Gazetarja: Sepse duket e pakuptimtë dhe e vështirë për t’u kuptuar edhe nga teleshikuesit, kur ju thoni për shembull opozita është e papërgjegjshme, po të kemi parasysh që gjysmën e opozitës e keni në shtëpi? Një nga partitë kryesore, drejtohet nga bashkëshortja juaj.

Presidenti Meta: Unë mendoj që nuk duhet të ngatërrojmë çështjet e sjelljes publike me raportet personale apo me raporte familjare. Ato janë zgjedhje të LSI-së, mban përgjegjësi vetë LSI-ja, e gjykon populli shqiptar, e gjykon qytetari shqiptar. Qëndrimet e mia janë plotësisht të sinqerta, tërësisht të përgjegjshme dhe ky lloj debati nuk mund të spostojë kurrsesi vëmendjen nga përgjegjësitë, që ka qeveria për mbarëvajtjen e vendit, për mbarëvajtjen e institucioneve demokratike, për përgjegjësinë që ka maxhoranca për të garantuar standardet më normale, demokratike të funksionimit të Kuvendit, të marrëdhënieve me gjithë institucionet e tjera. Pastaj, se çfarë bën opozita kjo është një përgjegjësi e saj.

Gazetarja: Pyetja e fundit për LSI-në, partinë që ju themeluat. Zonja Kryemadhi tha që nëse shkarkoheni nga detyra e Presidentit, nuk ua lë partinë.

Presidenti Meta: Zonja Kryemadhi nuk ka pse të ketë shqetësime të tilla, sepse nuk kam ndërmend të kandidoj ndonjëherë për një çështje të tillë.

Gazetarja: Pra, nuk do riktheheni asnjëherë në krye të LSI-së?

Presidenti Meta: Më duket se e kam bërë të qartë që angazhimi im është për çështje të mëdha mbarëkombëtare dhe nuk do të jetë për çështje të karakterit parcial apo ideologjik.

Gazetarja: Pas Presidencës e kishit fjalën sigurisht?

Presidenti Meta: Tani, unë për të ardhmen e kisha, nga sot e nesër.

Top Channel

Lajme29 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni56 minutes ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni57 minutes ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni1 hour ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë2 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni2 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

NA NDIQ NË FACEBOOK