Connect with us

Lajme

Meta kërcënon me shpërndarjen e Parlamentit: Ka vetëm 82 deputetë legjitimë

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shprehet i bindur se do të qëndrojë në zyrën e Presidentit deri në 24 korrik 2022 dhe se nuk ka frikë se do të shkarkohet nga Parlamenti që sipas tij ka vetëm 82 vota plotësisht legjitime për të gjykuar Presidentin.

“Nëse Parlamenti çmendet, sepse nuk është se s’ka pasur edhe momente të tilla. Por duhet të jeni të qartë që dhe në rast se Parlamenti e ka këtë dëshirë, nuk është thjeshtë vetëm te Gjykata Kushtetuese, por Parlamenti ka vetëm 82 vota plotësisht legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Referohuni deklaratës sime në Pogradec, sepse ju mendoni ndonjëherë se kur ngre tonin humbas kontrollin, por nuk është kështu. Dua thjesht të thyej ndonjë herë monotoninë” – tha Meta.

A e ka menduar Meta shpërndarjen e Parlamentit?

“Unë do bëj çdo gjë që vendi të normalizohet sa më shpejt, siç e kam bërë në mënyrë të vazhdueshme. Unë do të sillem gjithmonë si President i Republikës së Shqipërisë, si një shtet i së drejtës dhe jo si një shtet i propagandës.

Unë ju thashë që 82 vota janë legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës. Kaq! Në qoftë se me 82 vota legjitime mjafton gjykimi i Presidentit të Republikës, le ta bëjnë kur të duan. Por tjetra, keni parasysh që unë jam betuar për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo do të thotë që unë jo vetëm që do sillem si President i Republikës së Shqipërisë, por në fund fare dhe si Presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo shqipfolësve” – e mbylli Meta, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK