Sport
Messi lë gojëhapur të gjithë: Ky është goli më i mirë që kam shënuar

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë përshkroi se si përpjekja e vështirë ndaj Edwin van der Saar në ‘Stadio Olimpico’ të Romës ndihmoi Blaugranët “të mbyllnin ciklin”, pasi ata fituan tripletën.
Samuel Eto’o shënoi golin e parë në fitoren 2-0 nga finalja që nisi dominimin e skuadrës së Pep Guardiolës, në një ndeshje që Messi e përshkroi si “spektakolare” në një bisedë me TyC Sports, përcjell lajmi.net.
“Golat e mi të preferuar janë më shumë sesa atraktiv; ato të cilat janë më të rëndësishme”, tha 32-vjeçari.
“Ishte në finalen e Ligën e Kampionëve dhe na ndihmoi të mbyllnim ciklin me Guardiolan dhe të fitonim tripletën, gjë që nuk e kishim bërë kurrë”.
“Ai gol rrumbullakoi një lojë spektakolare”, u shpreh argjentinasi. /Lajmi.net/





















