Kosovë
Mediat serbe: Trump i ofroi Serbisë investime nëse e njeh Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Beogradit të arrijë një marrëveshje me Prishtinën dhe ta njohë Kosovën, kurse nga ana tjetër të organizojë një konferencë investimesh që do të sillte kompanitë më të mëdha në botë në Serbi.
Kështu shkruan gazeta beogradase “Blic” në një shkrim dedikuar kësaj çështjeje ku i referohet burimeve.
“Se Washingtoni do me çdo kusht një marrëveshje të shpejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, zbulohet gjithashtu nga detajet e bisedës së vështirë midis Vuçiqit dhe Grenellit, i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë”, shkruan më tej kjo e përditshme.
Edhe dje, “Blic” ka shkruar se presidenti amerikan Donald Trump, përmes të dërguarit special Richard Grenell, i cili së fundmi u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, i ka përcjell kërkesën që Serbia ta njohë Kosovën.




















