Kosovë
Më pak se dy orë kanë mbetur në mbylljen e votimeve, ky është numri i votuesve në Prishtinë

KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë dal 556 mijë e 642 votues. Vetëm në Prishtinë ky numër deri në orën 15:00 ka arritur në 72 mijë e 80 votues.
Me të drejtë vote në komunën e Prishtinës janë 195 mijë e 194 votues në 247 vendvotime.
Prishtina është njëra ndër qytetet ku përqindja e daljes në votime është më e madhja.
Sipas KQZ-së këtë vit deri në orën 15:00 kanë dal rreth 60 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.






















