Kulturë
Me flamur kuq e zi në mes të Greqisë/ Enrique Iglesias elektrizon fansat shqiptarë

Këngëtari i famshëm spanjoll Enrique Iglesias, është tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar dhe shumë këngë të tij vazhdojnë të dëgjohen ende nga fansat e tij.
Së fundmi, ai ka mbajtur koncertin e tij të radhës në Greqi dhe të gjithë fansat e tij nuk humbën mundësinë për ta parë live dhe koncerti ka qenë shumë i vecantë sidomos për fansat shqiptare.
Performanca e tij ishte mahnitëse dhe mijëra njerëz këndonin bashkë me të .
Por ajo që ra në sy gjatë koncertit ishte një fans që i hodhi në skenë flamurin shqiptar dhe Enrique e ka marrë atë për ta mbajtur për disa momente në skenë.
Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mësipërme./CNA.al






















