Sport
Më 15 tetor luhet Shqipëri U21 – Kosovë U21

Në 15 tetor në Elbasan Arena do të zbresin shqiptarët e Kosovës si kundërshtarë të grupit C, skuadër që kryeson së bashku me Anglinë dhe Austrinë.
Albion Ademi, futbollisti i Inter Turkut që përfaqësoi Finlandën në të gjitha nivelet e moshave para se të zgjidhte përfundimisht Shqipërinë, mendon se tri pikët janë objektiv i arritshëm.
Në të njëjtën linjë dhe Enis Çokaj, futbollisti që militon me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat.
Shqipëria ndodhet në vendin e pestë në eliminatoret e evropianit të 21-vjeçarëve, me vetëm dy pikë në katër ndeshje. /Lajmi.net/


















