Connect with us

Sport

Mbahet kampionati i peshëngritjes, Bleron Fetahu i pari në renditjen e përgjithshme

Publikuar

Në një atmosferë sportive, 31 peshëngritës të klubeve të ndryshme, dhuruan shfaqje të jashtëzakonshme.

Në renditjen e përgjithshme, vendi i parë i takoi Bleron Fetahut.

Njoftimi i plotë i federatës së peshëngritjes:

Më 3 Tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u mbajt Kampionati i Kosovës për Junior dhe Senior ku morën pjesë 31 peshëngritës nga Klubet e Peshëngritjes “Prishtina”, “Vreshta”, “Orllani”, “Peja” dhe “Ferizaji”.

Të gjithë dashamirët e peshëngritjes patën mundësi të shohin peshëngritësit e rinj të Kosovës të cilët demonstruan teknikë të nivelit të mirë, përkushtim dhe shpirt luftarak, duke thyer rekordet e tyre personale në ngritjen e peshave në stilin e shkëputjes dhe shtytjes. Në renditjen e përgjithshme vendi i parë i takoi Bleron Fetahut, i dyti doli Drin Cakaj ndërsa vendi i tretë i takoi Endrit Hoxhes. Në fund më të mirët morën diploma dhe medalje!

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK