Connect with us

Sport

Marchisio befason të gjithë me këtë vendim

Publikuar

Marchisio do të zhvillojë nesër pasdite një konferencë për shtyp në ‘Juventus Stadium’, me indikacionin se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës.

Sidoqoftë, Gazzetta dello Sport raporton se 33-vjeçari do të konfirmojë pensionimin nga futbolli profesional, përcjell lajmi.net.

Ish-reprezentuesi italian kishte qenë e lidhur me kalimin te Rangers dhe Monaco, si dhe disa klube në Kinë dhe Brazil.

Pavarësisht kësaj, dëmtimet shkatërruan sezonin e tij të fundit te Juve, ndërsa problemet me gjurit e detyruan atë të largohej nga Zenit St Petersburg në gusht.

Marchisio tani mund të jetë gati të ndjek gjurmët e Andrea Barzagli dhe të kthehej në Torino për një rol jashtë fushës së blertë. /Lajmi.net/