Sport
Mane flet për të ardhmen – ka një dëshirë të madhe

Reprezentuesi i Senegalit është golashënuesi më i mirë tek Liverpool së bashku me Mohamed Salah, me nga shtatë gola këtë sezon.
Duke kaluar një periudhë të jashtëzakonshme, Mane ka folur edhe për të ardhmen. Lojtari ka bërë të qartë se ka vetëm një dëshirë në mendje, përkundër interesimit nga skuadrat e tjera të mëdha.
“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij klubi të madh, e shijoj” ka thënë Mane, transmeton lajmi.net.
“Shpresoj që të jem këtu përgjithmonë” shtoi senegalezi.
Mane dhe Liverpool do të kenë një test të vështirë sot në ndeshjen kundër Tottenham. /Lajmi.net/






















