Sport
Man City merr tri pikë në udhëtim kundër Crystal Palace, afrohet përkohësisht me Liverpool

‘Citizens’ ka shënuar fitore me rezultatin 0:2 kundër Crystal Palace, në kuadër të xhiros së nëntë në kampionatin elitar anglez, shkruan lajmi.net.
Serinë e golave të këtij takimi e hapi Gabriel Jesus, në minutën e 39’, pas asistimit të Bernardo Silva.
Fitoren e mysafirëve e vulosi mesfushori spanjoll, David Silva, i cili morri një pasim perfekt nga Raheem Sterling.
Me këtë fitore, Man City ngritët në kuotën e 19 pikëve, me pesë pikë më pak sesa Liverpool që mban kreun e tabelës. /Lajmi.net/





















