Connect with us

Sport

Man City dhe Barcelona pas mesfushorit të Juventus

Publikuar

Mesfushori i Juventus, Rodrigo Bentancur, mund të jetë zëvendësuesi i Sergio Busquets në ‘Camp Nou’.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Man City dhe Barca janë duke përgatitur ofertat për uruguaianin, për ta transferuar në janar, transmeton lajmi.net.

22 vjeçari ka qenë me kampionët e Serie A në dy vitet e fundit dhe javëve të fundit duket sikur ka rikthyer formën e tij.

Kontrata e tij me skuadrën nga Torino ka edhe pesë vite të vlefshme, por ai mund të largohet më herët, pas interesimit që po vjen nga Barcelona, ku ai shihet si zëvendësues i Busquets.

Por, Manchester City nuk duhet lënë anash, pasi edhe kampionët e Premierligës po monitorojnë situatën e lojtarit.

Vitet e Fernandinho duket se kanë bërë që ‘Citizens’ të mendojnë për një lojtar në atë pozitë ku luan edhe Bentancur. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK