Lajme
Makina përplas motoçikletën, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur tek Ura e Prekalit në Tale.
Është përplasur një automjet me një motoçikletë dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorrit. Viktima është Tomë Deda 55 vjeç, banues në Grykë Lumi, Lezhë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


















