Sport
”Mahnitemi me atë që bën Coutinho në stërvitje”

Coutinho është huazuar nga Bayern gjatë afatit veror dhe në kohën e fundit është kritikuar nga shumë tifozë.
Mirëpo, Kovac mendon se braziliani po punon shumë dhe do të gjejë formën e duhur.
“Philippe i ndihmon shumë klubit. Shumë presin të bëjë më shumë. Çuditemi me gjërat që arrin të bëjë me topin në stërvitje. Është duke punuar shumë. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë gjë. Ka qenë pa fat në kohën e fundit, por jam i lumtur me shërbimet e tij”, deklaroi ai.
Bayern për momentin në Bundesligë është në vendin e dytë me 18 pikë, një me pak se lideri Borussia Monchengladbach. /Lajmi.net/






















