Connect with us

Kosovë

Magazina e njohur: Për një vit, Kosovës iu rrit vlera për gati 50 milionë euro

Publikuar

Magazina e njohur Transfermarkt është e specializuar në analizën që i bën vlerës së futbollistëve në tregun e transferimeve. Dhe, kombëtarja me ngritjen më të madhe në dy vitet e fundit është Kosova – duke arritur rritje prej gati trefish për dy vite.

Në vitin 2017, lojtari më i shtrenjtë i Kosovës vlerësohej Donis Avdiaj me 3 milionë. Ndër më të shtrenjtit ishin edhe Valon Berisha me 2,5, Milot Rashica me 2 dhe Alban Meha me 1,8.

Por, gjërat kanë ndryshuar drastikisht prej asaj kohe. Vlera e lojtarëve të Kosovës është rritur në përmasa të jashtëzakonshme dhe tanimë, Kosova nuk është në mesin e kombëtareve me vlerën më të vogël në Evropë, shkruan Periskopi.

Në vitin e kaluar, më 2018, Kosova vlente vetëm 29,65 milionë euro. Ndërkaq, sivjet vlera e Kosovës është hiç më pak se 74,03 milionë. Kjo nënkupton se Kosova është rritur për mbi 44 milionë euro brenda një viti të vetëm.

Dy lojtarët me rritjen më të madhe janë Vedat Muriqi i Fenerbahçes që e ka kapur tashmë 8 milionëshin dhe Milot Rashica i Werderit që ka arritur në 20 milionë euro.

Rritje të vlerës kanë pasur edhe Bersant Celina, Idriz Voca, Amir Rrahmani, Florent Muslija e Benjamin Kololli.

Ndryshe, Kosova luan të hënën kundër Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe një fitore eventuale do ta mbante në lojë për vendin e dytë që çon direkt në Euro2020. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK