Connect with us

Kosovë

Lutfi Haziri ia jep një këshillë Albin Kurtit rreth Listës Serbe

Publikuar

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka këshilluar kreun e VV’së, Albin Kurtin që të mos e shkelë ligjin përderisa refuzon bashkëpunim me Listën Serbe, transmeton Periskopi.

‘’Këshilla ime publike është mos me leju me shkel ligjin ose Kushtetutën.  Monitoruesit e BE’së kanë konstatuar se Lista serbe ka pasë presion. Është e rekomadueshme me bisedu me gjitha partitë sepse kryeministri duhet të bashkëpunojë me gjitha partitë, është i të gjithëve’’, ka thënë Haziri sonte në Analiza Zgjedhore.

‘’Të drejtën kushtetuese ia garantojmë, për dy ministri komunitetit serb’’, ka shtuar Haziri,

Kujtojmë që Kurti ka thënë se kur të vije në Qeveri, nga pakicat, veç me Listën Serbe nuk do të bëjë koalicion./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK