Sport
Luka Doncic tregon synimin e tij, ndjek hapat e Nowitzki

Lojtari me pasaportë sllovene ka bërë të ditur se synon të ndjek hapat e Dirk Nowitzki, i cili luajti 21 vite me skuadrën e Dallas Mavericks.
Doncic ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Dallas gjatë edicionit të kaluar, por ai synon të kalojë aty edhe shumë edicione të tjera.
“Dirk ka qenë këtu për 21 vite. Dua të qëndrojë këtu dhe të ndjek hapat e Dirk” ka thënë Doncic, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse lojtari do t’iu bëjë ballë të gjitha ofertave që do të shkojnë në drejtim të tij, duke pasur parasysh së në botën e NBA shpeshherë vijnë oferta tunduese. /Lajmi.net/






















