Connect with us

Sport

Luiz thotë se Arsenal mund të sfidojë Liverpoolin në garën për titull

Publikuar

Pas vetëm tetë ndeshjeve këtë sezon, Liverpool tashmë ka krijuar epërsi prej tetë pikëve nga ndjekësi i parë skuadra e Manchester Cityt, ndërsa Arsenal gjenden në vendin e tretë në tabelë, me një pikë më pak se skuadra e Pep Guardiolas.

Skuadra e Unai Emery nuk ka arritur që sezonin e kaluar të siguroi një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në vendin e pestë, ndërsa nuk kanë fituar titull të Premierligës që nga sezoni 2003/2004, kur skuadra drejtohej nga Arsene Wenger.

“Për mua, nëse filloni diçka, dhe ne sapo kemi filluar Premierligën dhe të gjitha garat. Nëse nuk mendoni se mund të fitoni garën, atëherë mos filloni asgjë në jetën tuaj”, ka deklaruar Luiz, përcjell lajmi.net.

“Unë dua të fitoj tituj me Arsenalin. Dua të përmirësoj dhe përshtat veten me stilin e Arsenalit, siç do klubi dhe trajneri që ne të luajmë. Mendoj se ne mund ta bëjmë atë së bashku”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK