Sport
Luan për Arsenalin, por kjo është ëndrra e Ceballos

Spanjolli iu bashkua ‘Gunners’ në një marrëveshje huazimi këtë verë pasi nuk kishte vend në skuadrën e Zinedine Zidane.
Mesfushori ishte i rregullt në formacionin e Julen Lopetegui dhe Santiago Solari, por ardhja e teknikut francez vështirësoi gjithçka, përcjell lajmi.net.
“Kur nuk luaj, nuk më pëlqen vetja”, i tha ai Radio Marca. “Këto dy vjet në Real Madrid kam mësuar shumë nga klubi, por tani po e shijoj atë [futbollin]”.
“E dija që ishte një vit i rëndësishëm, trajneri ka dyshime dhe ai që nuk luan nuk shkon në Euro 2020, kështu që ishte një kohë e mirë për të shkuar në huazim’.
“Me besimin e Emery unë mund të kem shumë shanse të jem në skuadrën e Euros”.
“Asnjëherë nuk kam menduar të largohem përgjithmonë. Qëllimi im është të arrij sukses në Real Madrid. Do të luftoj për të përmbushur ëndrrën time”, tha ai. /Lajmi.net/





















