Kosovë
Lluka: Sonte na u rikonfirmua edhe njëherë mbështetja e qytetarëve të Gjilanit

Kandidati për deputet nga koalicioni AKR-Nisma-PD, Valdrin Lluka ka thënë se Gjilani dhe Anamorava gjithnjë kanë qenë bastione të AKR’së.
Ja postimi i plotë:
Faleminderit Gjilan ❤
Qyteti i Gjilanit dhe Anamorava në përgjithësi gjithnjë ka qenë një nga bastionet e forta të AKR-së. Sonte u rikonfirmua edhe njëherë mbështetja e qytetarëve të Gjilanit për platformen tonë politike, e cila fokus kryesor ka zhvillimin ekonomik dhe rininë.
Bashkë me Presidentin Pacolli shpalosem ofertën e koalicionit tonë për qytetarët e Gjilanit.
Si Ministër kam pasur një fokus të veçantë për qytetin e Gjilanit duke orientuar shumë projekte. Ndër projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i pendës së Perlepnicës dhe renovimi i 3 shkollave për ti bërë efiçiente.
Gjithashtu në përberjen e kabinetit tim i kam dhënë fokus kësaj zone.
Behgjet Pacolli 2 ✔
Valdrin Lluka 11
Faleminderit Gjilan ❤Qyteti i Gjilanit dhe Anamorava në përgjithësi gjithnjë ka qenë një nga bastionet e forta të…
Posted by Valdrin Lluka on Wednesday, 2 October 2019



















