Lajme
LIBRA PROGRAMI I SË ARDHMES

20 PIKA PËR PËRMIRËSIMIN E JETËS SË QYTETARIT SHQIPTAR
1. Për një arsim dinjitoz & Universitete elitare
• Rritjen në 5% të GDP për sistemin arsimor
• Gjimnaz i detyruar për të gjithë
• Forcimi i shkollave profesionale
• Një Ligj dinjitoz për Arsimin e Lartë
• Arsim i orientuar në bazë të nevojave për punësim
• Suvencionim 100% për studentët që do të pranojë të jenë pjesë e arsimit të orienuar.
• Rritja e buxhetit për punën kërkimore
• Ngritja e shtëpisë botuese universitare.
• Zhvillimi i projetkeve të institucinoneve shtetërore nga universitetet e fushës.
2. Shëndetësia do të kujdeset për ty
• Kompesim për të gjitha shërbimet dhe ilaҫet për personat mbi 60 vjeҫ dhe personave me aftësi të kufizuar.
• Modernizimi i spitaleve rajonale dhe zhvillimi i atyre në nivel bashkiak.
• Shkurtimi i kohës së pritjes për egzaminimet e specializuara.
• Ngritja e qendrave shëndetësore në ҫdo fshat si dhe caktimi i infermieres së qendrës.
• Ndëshkimi i ҫdo punonjësi që do të përpiqet të abuzojë me detyrën.
• Ligji i mjekut.
3. Ndëshkim korrupsionit dhe krimit të organizuar
• Përcaktimi i korrupsionit si krim me karakter mafioz.
• Sekuestrimi i të gjitha pasuritve të personit të dënuar për korrupsion.
• Mbrojtja e qytetarit përballë fenomenit të korrupsionit.
• Modifikimi i ligjit për politikanët e lidhur me krimin.
• Dënimi si pjesë e grupit kriminal i ҫdo politikani që i vërtetohet shoqërimi me anëtarë të grupeve kriminale.
4. Një drejtesi të barabartë, efikase dhe të shpejtë
• Ulja e kohës së shqyrtimit të ҫështeve.
• Marrja e vendimeve në bazë të fakteve dhe provave.
• Ngritja e taskforcës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
5. STOP grabitjes së pasurive kombëtare
• Rishikimi i kontratave koncensionare.
• Ndarja, 70% shtet – 30% privat, e fitimeve që vijnë nga burimet natyrore.
• Mirëmanaxhim i burimeve të pashfrytëzuara.
• Mbledhja e detyrimeve të papaguara nga firmat koncesionare.
• Ndalimi i prishjes së natyrës.
6. Anullimi i më shumë se 100 ligjeve oligarkiste
• Stop ligjeve oligarkiste (të interesit), më pak burokraci për bizneset dhe qytetarët.
7. Ta vendosim qytetarin në punë
• Mbi 2% të GDP për reformën e punësimit. Ne do të mbulojmë shërbimin e kërkesën dhe ofertën së punës si dhe do të garantojmë trajnime të vazhdueshme për ata që e humbasin atë, për të bërë të mundur largimin e njerëzve nga varfëria.
8. Për një pension të lumtuar
• Pension minimal prej 25 000 lekë neto në muaj për të gjithë pensionistët.
Minimalisht 50 000 lekë neto në muaj për një çift pensionishtësh.
• Ulja e moshës së pensionit
• 100% shërbime dhe mjekim falas për pensionistët
9. Më pak taksa dhe më shumë cilësi jetese
• Përcaktimi i minimumit jetik si bazë e (në themel të) përllogaritjes së ҫdo të ardhure.
• Ulje e TVSH në 16%.
• Ndarja direkte e TVSH (qeveri – pushtet lokal). “7% me 9%”
• Heqja e TVSH për produktet jetike.
• Rimbursim i TVSH për familjet me asistencë, për masën e saj.
• Një paketë e re me lehtësira fiskale, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
• Mosegzekutimi i gjobave deri sa të vërtetohet fajësia e subjektit në gjykatë.
• Heqja e taksës së pronës dhe taksave rënduese.
10. Kufizimi i shpenzimeve të politikës dhe kthimi i parave tek qytetari
• Stop të gjitha shpenzimeve të luksit dhe privilegjeve që u ofrohet politikës.
11. Luftë emigracionit
• Të zhvillojmë politika punësimi për të ndaluar ikjen e “trurit” nga vendi.
• Zero tatime për bizneset e reja për 3 vitet e para dhe përgjysmim të tyre për 2 vitet e ardhshme.
12. 3% e GDP për të ndihmuar familjet me fëmijë 0 – 2 vjeҫ
• Ulje e TVSH për produktet e të sapolindurve.
• Politika kompesuese për ҫerdhet dhe kujdestarët e fëmijëve të sapolindur.
13. Ulja e borxhit publik në masën 60%
• Ulja e shpenzimeve të padobishme.
• Shkurtim i shpenzimeve administrative.
• Luftë kundër evazionit fiscal.
14. Ngritja e bankës së investimeve të brendëshme
• Krijimi i bankës së investimeve me kapital direkt nga kursimet e qytetarëve për punët publike.
15. Rritja e investimeve në sektorët e zhvillimit të ekonomisë
• Ne do të përqëndrohemi në: inovacionin, energjinë e rinovueshme, transport elektrik, mirëmbajtjen e tokës, ruajtjen dhe promovimin e natyrës.
16. ZERO taksa për prodhimet vendase dhe turizmin
• Subvencione për prodhimin e produkteve bio.
• Taks zero për sektorët e bujqësisë dhe blektorisë.
• Ngritja e sistemeve letësuese të punës.
• Kredi me interesa të ulta 0.5%.
• Ngritja e pikave të grumbullimit në çdo fshat.
• Sistemimi i tregjeve për shitjen e produkteve bujqësore dhe blektorale.
• Free Tourism. Zero taksë në sektorin e hoteleri – turizëm.
17. Krijimi dhe subvencionimi i markës Made in Albania
• 5 vjet free tax për produktet Made in Albania.
• 5 vjeçarin e dytë vetëm 50% taksim.
• Mbulimi nga shteti i trajnimit të punonjësve që nevoiten.
18. Smart Albania
• Investime me një koefiçient të lartë punësimi për të krijuar mundësi të reja pune dhe profesione të reja.
• Investimet në teknologjinë e re, profesionistët e rinj, shërbime 100% online, digjitalizimi i Punëve Publike.
19. Shqipëria Ekologjike
• Kalimi në 100% me materiale të riciklueshme.
• Rritja e numrit të punonjësve në sektorin e produkteve të riciklueshme.
• Zero taksa për makinat elektrike për 10 vjet.
20. Siguria kombëtare
• Luftë ndaj krimit dhe zero tolerance ndaj bandave.
• Vendosja e burgimit përjetë për vrasjen.
• Neutralizimi dhe siglimi i elementit me rrezikshmëri të lartë.















