Connect with us

Sport

Leon Dajaku shënon dy gola për Gjermaninë U19

Publikuar

Leon Dajaku po vazhdon me formë të mirë, si te skuadra e dytë e Bayern Munich, ashtu edhe tek të rinjtë e Gjermanisë.

Në sfidën e së shtunës, ku Gjermania U19 mposhti 9:2 Bjellorusinë, Dajaku shënoi dy gola, shkruan lajmi.net.

Ai shënoi në minutat 39-të dhe të 66-të. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kombëtarja U19 e Gjermanisë ka gjashtë pikë dhe me goldallim, 12:2.

Kujtojmë se me futbollistë nga Kosova ka filluar të furnizohet edhe Gjermania, që te kombëtarja U21 ka ftuar Mërgim Berishën, një talent tjetër nga toka dardane./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK