Sport
LeBron James flet për ndeshjen e parë parasezonale: Kisha flutura në bark

Sezoni i kaluar mbaroi pak më herët për James, pasi ai nuk arriti të siguronte fazën ‘Play Off’.
Basketbollisti më i mirë i dekadës së fundit (së paku) është përgatitur maksimalisht për rikthimin e madh në këtë sezon, dhe ndeshja e parë parasezonale duket se solli edhe emocione për të.
“Kisha flutura në bark… ishte emocionuese. Por, ishte edhe pak stresuese pasi u lëndova pak, por nuk ishte serioze. Në fund, ishte shumë qejf” ka thënë James, transmeton lajmi.net.
“Ishte një ndeshje parasezonale dhe ishim të kujdesshëm. Po përmirësohemi” shtoi ‘mbreti’.
James luajti për vetëm 2 çerekë në përballjen kundër Golden State, dhe bashkë me Anthony Davis kontribuuan në fitoren e LAL. /Lajmi.net/





















