Sport
Laurent Blanc afër marrëveshjes me Lyon

Një nga trajnerët më të mirë francez, Laurent Blanc, është afër arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Olympique Lyon.
Skuadra e Ligue 1 është në bisedime me kandidatët për të zëvendësuar të shkarkuarin Sylvinho. Këtë javë ata kanë biseduar edhe me Rudi Garcian.
Por, Blanc shihet të jetë ai që prinë garën për punën e trajnerit dhe është i hapur që të bëjë lëvizjen, shkruan ‘RMC Sport’, transmeton lajmi.net
Dy palët pritet të vazhdojnë negociatat e mëtutjeshme për të arritur një marrëveshje që sheh Blanc në krye të stolit të Olympique Lyon. /Lajmi.net/






















