Sport
Lakers triumfojnë kundër Golden State – shkëlqejnë LeBron e Davis

Lakers kanë fituar me rezultatin 123:101, në shtëpinë e Golden State, raporton lajmi.net.
Në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja e madhe e Lakers, Anthony Davis dhe LeBron James.
AD regjistroi double-double, me 22 pikë dhe 10 kërcime, kurse LeBron James kontribuoi me 15 pikë, 3 kërcime dhe 8 asistime.
Asnjëri nga lojtarët nuk luajti në 2 çerekët e fundit të ndeshjes, por kontributin e tyre dhanë edhe lojtarët e rinj.
Më poshtë mund të shihni një video me momentet më të mira të ‘Mbretit James’ dhe AD nga ky duel. /Lajmi.net/





















