Connect with us

Lajme

Lajm për shqiptarët që jetojnë në Greqi, çfarë do ndodhë me patentat

Publikuar

Në Athinë pati dje një takim mes kreut të ekzekutivit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Çështjet kryesore të takimit kanë qenë bashkëpunimi i ngushtë dhe forcimi i marrëdhënieve midis palëve.

Kryeministri grek ka shprehur shqetësimin për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit së komunitetit grek në Shqipëri.

Nga krahu tjetër ai është shprehur se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.

Biseda është sjellë gjithashtu edhe rreth perspektivës europiane të Shqipërisë, e konfirmuar edhe njëherë nga kryeministri ynë dhe e cila ka marrë mbështetjen e plotë të zotit Mitsotakis duke shprehur miratimin e tij për sa kohë vendet e Ballkanit Perëndimor përmbushin të gjitha kërkesat për anëtarësim.

NA NDIQ NË FACEBOOK