Sport
Ky ishte dështimi më i madh i Man Utd kundër AZ Alkmaar

Ole Gunnar Solksjaer nisi ndeshjen me një numër lojtarësh të rinj, duke përfshirë Angel Gomes, Mason Greenwood dhe Brandon Williams.
Këta lojtarë të rinj, por edhe inkuadrimi i atyre që janë në ekip të parë, nuk ndryshuan lojën e Manchester United përballë AZ.
‘Djajtë e Kuq’ kanë dështuar të regjistrojnë një goditje të vetme në portën e AZ, me këta të fundit që realizuan katër të tilla.
Vlen të ceket se Manchester United nuk di për fitore në dhjetë ndeshjet e fundit në udhëtim./Lajmi.net/






















