Connect with us

Kosovë

Ky është zyrtari i LDK-së që thoshte se VV duhej të shpallej organizatë terroriste

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ende janë në bisedime e sipër për të arritur një marrëveshje që bashkë të formojnë Qeverinë e re. Përkundër dallimeve dhe akuzave mes vete, ata janë pajtuar që mund të udhëheqin bashkë.

Megjithatë, në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër i Kosovës, Vetëvendosje ishte mjaft aktive me sulmet ndaj tij.

Zyrtarë të LDK’së i kishin quajtur edhe terroristë Vetëvendosjen, pas sulmeve me granata në Kuvendin e Kosovës dh akteve të tjera të dhunshme.

Zëvendësministri i atëhershëm i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht ish-këshilltar i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, kishte thënë se nëse vërtetohet se zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes kanë kryer sulmin me granatë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kanë djegur veturën e bashkëshortes së tij, kjo organizatë duhet të shpallet terroriste.

“Nëse ata merren me këto veprime, siç i akuzon prokuroria, seriozisht duhet të merret se çka të bëhet me këtë organizatë, se nëse vërtetohen këto akuza, po duhet të shpallet organizatë terroriste”, ka thënë Gecaj.

“Nëse vërtetohet se aktivistët e lartë të kësaj partie merren me kësi aktivitete, për mua do të jenë organizatë terroriste”, ishte shprehur Gecaj./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK