Connect with us

Sport

Kushti i Gattusos për t’u bërë trajner i Milanit

Publikuar

Milan sot takohet me Genoan në udhëtim, dhe humbja mund të sjellë fundin për epokën e shkurtër të Giampaolos në krye të kuqezinjve.

Ai ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A me Milanin.

Sipas Corriere dello Sport, kandidati kryesor për të zëvendësuar Giampaolon është Gennaro Gattuso.

Italiani u largua gjatë verës, duke ndërprerë kontratën me Milanin pas dështimit për të arritur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Raportohet për raporte jo të mira të Gatusos me Maldinin, kështu që ai do të kthehej vetëm pas një largimi të ish mbrojtësit italian nga Milani./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK