Kosovë
Kush ia mori xhematin e madh Partisë Fjala? Ja sa shumë vota kishin më 2017

Partia Fjala dhe kryetari i saj, Gëzim Kelmendi, janë ndarë tepër të zhgënjyer nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Ata i morën vetëm rreth 2900 vota, ose afërisht 0,3 për qind – duke u bërë kështu një parti krejtësisht e parëndësishme në skenën tonë në politike.
Sidoqoftë, kryetari i kësaj partie dikur ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputet i zgjedhur dhe partia e tij kishte goxha shumë vota, shkruan Periskopi
Sipas të dhënave në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ], Partia Fjala kishte marrë hiç më pak se 1,10 për qind të votave ose rreth 8 mijë vota, ose për të qenë të saktë, 7992.
![]()
Gëzim Kelmendi para disa ditësh në emisionin Pressing kishte thënë që elektorati i tij në këto zgjedhje kishte votuar për Lëvizjen Vetëvendosje – duke e parë si një parti më të afërt me fen islame.

















