Connect with us

Kosovë

Kurti thotë se Agim Veliu ua prishi punën me LDK’në: U zhgënjeva nga pafuqia e Vjosa Osmanit

Publikuar

Albin Kurti nga Vetëvendosje ka thënë se Agim Veliu ia ka prishur punën për arritjen e koalicionit parazgjedhor me LDK’në, transmeton Periskopi.

Kurti sonte në Interaktiv thotë se ishte dëshpëruar për mos fuqinë e Vjosa Osmanit.

‘’Zgjedhja jonë e parë është LDK, por me fusnotë. Me vetë faktin kur ua bëra ofertën gjeneroze, ejani unë numër një, ju numër dy. Na vet s’kemi dashtë më vulosë në këshillin e përgjithshëm kandidatin e përbashkët, na e hodhën faktin fytyrës. Ai është momenti  iuparë kur ata ngicuatn nga një lloj druajtje, sido që të jetë, oferta u refuzua jo nga kandidatja për kryeministre e LDK’së,as nga kryetari i partisë por nga nënkryetari i partisë. Nga zotëri Veliu. Ai tha nuk vjen në konsideratë kjo punë. P:asi deklaroj kështu, kanë mbajtë mbledhje dhe e kanë votu qëndrimin e nënkryetarit. Aty ka ndodh një zhgënjim i imi me zonjën Osmani. Unë ofertë nuk i bëra Veliut, ai është kryetar komunë,  por Osmanit.’’/PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK