Kosovë
Kurti godet partinë e Profesorit: LDK nuk është parti e ndryshimit

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti që para disa javësh me konsideratë e quante Isa Mustafën profesor, tash thotë se LDK nuk është parti e ndryshimit, transmeton Periskopi.
Kurti sonte në Interaktiv ka thënë se LDK mund të ndryshojë veç nëse bëhet me Vetëvendosjesn, gjë që nuk ndodhi para zgjedhjeve.
Tani, pasi koalicioni nuk u arrit, Kurti çdo herë e me shumë po shpërfaqë inati ndaj LDK-së së Isa Mustafës.
‘’Ne kemi qenë prapa LDK në sondazhe vetëm para 3 gushtit, kur LDK mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, e pastaj ata mbetën mbrapa.. Nuk e di si është sot, por jam i bindur që jemi para. Njerëzit duan të ndërrojnë. Nuk mund të jetë LDK ndryshimi. Mund të jetë ndryshim vec nëse i bashkohet VV’së’’
‘’Në VV skemi probleme, ska në VV kush që do të shkojë në PDK’’/PERISKOPI/


















