Kosovë
Krasniqi: LDK ka refuzuar të udhëheqë me dialogun

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LDK ka refuzuar ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi gjatë kohës kur ishin në opozitë, ofertë kjo e bërë personalisht nga Krasniqi.
“Gjatë kohës kur LDK ishte në opozitë, unë personalisht i kam bë ofertë Agim Veliut që LDK’ja të udhëheqë me dialogun”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, Krasniqi ka thënë se LDK’ja e ka refuzuar këtë ofertë për shkak se ne kishim një shumicë të dobët dhe ata përfituan poena politik.
“LDK’ja e ka refuzuar këtë ftesë të PDK’së sepse ne kishim një shumicë të dobët dhe ata me këtë refuzim fituan poena politk”, ka thënë Krasniqi në Pressing të T7.
Krasniqi pretendon se këtë ofertë ia bëri LDK’së vetëm që të bëjnë diçka së bashku, pozita dhe opozita.
“E vetmja arsye pse i kemi bërë ofertë LDK’së ta udhëheqë dialogun ishte sepse ne dëshironim të bëjmë diçka bashkë, pozita dhe opozita”, shoti Krasniqi.





















