Kosovë
KQZ: 95% të votave të numëruara, prin VV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të dalë me rezultate preliminare as pas gati dy orë pas mesnate. Derisa Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur fitoren dhe e ka festuar atë në sheshin Skënderbe, KQZ deri rreth orës 2 pa mesnatës ka arritur të procesojë vetëm 95 përqind të fletëvotimeve.
Në bazë të kësaj përqindje kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 25,70 përqind të votave, me 4775 vota më shumë se LDK, që ka 25,07 përqind, derisa PDK është e treta me 21,25përqind, derisa koalicioni NISMA – AKR – PD rrezikon ta kalojë pragun zgjedhor, ngase është nën kuotën e 5 përqind.
Rezultatet preliminare të KQZ-së mund t’i ndiqni në këtë link:
https://rezultatet2019.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2






















