Sport
Koulibaly i Napolit, synimi kryesor i Man Utd

Pavarësisht transferimit të Harry Maguire në verën e fundit nga Leicester City, ‘Djajtë e Kuq’ e ndjejnë se nuk ka garanci në mbrojtjen e tyre.
Sipas ‘Daily Express’, Kalidou Koulibaly i Napolit është në krye të listës së dëshirave të Manchester United, përcjell lajmi.net.
Manchester United gjithashtu kanë qenë të lidhur edhe me Ruben Dias të Benficas, por mbrojtësi i Napolit është objektivi i tyre kryesor./Lajmi.net/






















