Connect with us

Sport

Kosova e dashur – 20 minuta dhe nuk ka bileta në dispozicion për ndeshjen ndaj Malit të Zi

Publikuar

Vetëm 20 minuta më parë ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, raporton lajmi.net.

Interesimi për këtë ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 ishte jashtëzakonisht i madh.

Këtë e vërteton edhe fakti se tashmë nuk rezulton asnjë biletë në dispozicion, në uebfaqen ‘Tiks.app’, ku kryhet blerja e biletave, shkruan lajmi.net.

Në këtë përballje shumë të rëndësishme, Kosova duket se do të ketë shumë Dardanë pas vete, si gjithmonë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK