Connect with us

Lajme

Kontrolle të përkohshme kufitare në kufirin midis Danimarkës dhe Suedisë

Publikuar

Kopenhagë, 10 tetor Danimarka nga nëntori do të vendosë kontrolle të përkohshme me Suedinë, deklaroi sot ministri danez i Drejtësisë, Nik Hekerul.

Ky vendim vjen pasi dy suedezë në gusht u akuzuan për përzierje në shpërthimin para Drejtorisë daneze të të Ardhurave.

Kryeministrja Mete Frederiksen atëherë deklaroi se Qeveria daneze mendon për përforcimin e kontrolleve në kufirin me Suedinë.

Danimarka dhe Suedia  janë të lidhura me urën Eresund, përmes së cilës çdo ditë kalojnë mbi mijëra qytetarë të të dyja shteteve.

NA NDIQ NË FACEBOOK