Connect with us

Lajme

Konflikt për pronat, 44-vjeçari plagos kushëririn

Publikuar

Një 44-vjeçar është prangosur nga policia e kryeqytetit pasi ka plagosur me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie.

36 vjeçari i plagosur ndërkohë ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Njoftimi/ Tiranë

Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK