Connect with us

Lajme

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës zgjat punimet për dy muaj

Publikuar

Është zgjatur për dy muaj puna e Komisioni Hetimor të ngritur nga maxhoranca për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Zgjatja e afatit u miratua sot me 103 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë.

Komisioni Hetimor në mbledhjen e 18 shtatorit vendosi zgjatjen me dy muaj të punimeve.

Mandati i komisionit mbaronte në 8 tetor, por puna nuk mund të mbyllet, pasi deputetët presin opinionin e Komisionit të Venecias.

Ky opinion miratohet më 12 tetor, çka e bën të domosdoshme zgjatjen e afateve, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK