Kosovë
Koment/ Kosova të dëshmoj maturi, Albin Kurti opsioni më i mirë

Koment i redaksisë – Zyrtare.com
Shteti fiqnjë Kosova të dielën shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Të dielën e 6 tetorit qytetarët nga mbarë vendi iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e cila do ti udhëheq për katër vitet e ardhshme.
Që nga pavarisimi i saj, Kosova ka provuar disa qeveri të cilët thuajse asnjëra nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj. Edhe në këtë garë zgjedhore janë futur disa koalicione e parti politike, madje edhe shumë fytyra deputetësh nga përbërja e kaluar.
Ajo që vërehet edhe kësaj radhe në zgjedhjet atje është mungesa e një oferte serioze politike nga subjektet të cilat garojnë tash e 20 vite. Qytetarët në Kosovë për këto 20 vite ia kanë dhënë besimin thuajse të gjitha subjekteve, kanë votuar politikanë të pa përgjegjshëm të cilët edhe pas pavarsisë nuk kanë arritur të çojnë as edhe një hap përpara shtetin e tyre.
Qytetarët atje i dhanë legjitmitetin në disa procese zgjedhore PDK-së, e edhe LDK-së, por pa provuar pushtetin nuk mbeten as partitë më të vogla siç janë AAK, AKR e Nisma Socialdemokrate, por qytetarët një gjë atje nuk kanë provuar. Kosova nuk ka provuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin.
Qytetarët e Kosovës ashtu siç treguan maturi në zgjedhjet e fundit lokale duke nxjerur Lëvizjen Vetëvendosje atje subjektin më të votuar, të njejtën maturi duhet të tregojnë edhe në zgjedhjet e së dielës. Ata kësaj radhe duhet t’ia besojnë votën Albin Kuritit. Pse Vetëvendosjes? Lëvizija Vetëvendosje e cila tashmë po bën 15 vite nga funksionim ka ndryshuar tejmase. Nga një subjekt problematik e i vrazhdë në veprimet poltitike, ky subjekt po tregon pjekuri e po kthehet në shpresë për shpëtimin e Kosovës që shihet e kapur nga partitë të cilët gjithnjë u thirrën në kauza që kurr nuk i implementuan.
Krahasuar me subjektet tjera që po garojnë LVV-ja në krye me Kurtin duken më të përgatitura, kanë një plan serioz, për gjatë gjithë fushatës kanë prezantuar një program politik shumë të qartë, me ide e koncepte për secilën fushë të cilat mund ta nxjerin Kosovën në binaret e duhura.
Edhe cilësia e kandidatëve që po garojnë për postin e kryeministrit le për të dëshiruar në përjashtim të kandidates nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani. Pra edhe kjo është një arsye më shumë se përse qytetarët atje duhet të hedhin votën e tyre për Albin Kurtin.
Kosovën pas 6 tetorit e presin sfida të mëdha; taksa, çëshjta e ndryshimit të kufjive, asociacioni i komunave serbe, demarkacioni me Malin e Zi (i pa përfunduar), bisedimet me Serbinë, janë tema të nxehta të cilat kërkojnë njerëz të përgatiur e vigjilent, pa lënë anësh edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, reformat në sistemin gjyqësor, ekonomia buzë greminës, arsimi e shëndetësia me probleme të panumërta përpos që duan njerëz pa të kaluar kriminale, duan edhe profesionistë të vërtetë të fushave përkatëse, profesionist të cilët mund tia rikthejn buzëqeshjen qytetarit atje e të ndalin zbrazjen që po i ndodh këtij shtetit vitet e fundit.
Pra duke pasur parasysh se çfarë sfidash e presin Kosovën, qytetarët atje kësaj radhe nuk duhet të bëjnë huqje, ma maturinë e tyre më të madhe duhet ti japin shancin për të qeverisur me vendin kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Ky i fundit jo që mund të bëj çudira por të paktën le të provojmë, madje shihet edhe si opsioni më i mirë për Kosovën.
Shkrimi është koment i redaksisë së portalit Zyrtare.com





















