Lajme
Kolona të gjata në kufirin me Serbinë, qytetarët të revoltuar

Funksionimi i sistemit “One Stop Shop” që u promovua para pak javësh mes Maqedonisë dhe Serbisë po krijon rradhë të gjata e tollovi gjatë qarkullimit të qytetarëve nga këto dy vende.
Edhe pse fillimisht u mendua se implementimi i këtij sistemi për një kontroll të përbashkët kufitarë do të lehtësoj dhe përshpejtoj lëvizjen e qytarëve, e njejta ka dhënë efekt negativ duke shkaktuar kaos e revolt te qytetetarët, raporton Zyrtare.
Qytetarët tash e disa herë po shfaqin revoltë duke denoncuar këtë problematik që është shkaktuar pas sistemit One Stop Shop. Me këtë modalitet policia kufitare e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë qëndrojnë në një kabinë, por kontrollet sërish bëhen të dyfishta./Zyrtare.com/
















