Connect with us

Lajme

Koalicionet, partitë akoma s’kanë filluar bisedimet

Publikuar

Partnerët e koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI kanë qëndrime të ndryshme sa i takon koalicionimit të mundshëm parazgjedhor. Për kreun e BDI-së Ali Ahmeti, koalicioni me partinë e Zoran Zaevit nuk do të jetë në shërbim të asnjërës partie duke konsideruar se ata kanë dallime në programe. Sipas tij, koalicione të ngjashme parazgjedhore janë të logjikshme vetëm në nivele lokale ose siç ishte rasti me zgjedhjet presidenciale.

Unë mendoj se nuk do t’i shërbente as LSDM-së dhe as BDI-së një koalicion i till parazgjedhor. Unë nuk mendoj se ne do të jemi ata shpëtimtarët që të hymë në koalicione të tilla për hatër dhe ta shpëtojmë njëri-tjetrin. Kjo nuk do t’i ndihmonte as LSDM-së dhe as BDI-së. Dallime ka akoma në vija programore. Ne akoma kemi dallime programore në vija kombëtare”-tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti, në emisionin “Argument” në RTVM2, thotë se është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer nga partitë opozitare shqiptare të cilat në të kaluarën nuk kanë pranuar të bëjnë koalicione as me BDI-në por as ndërmjet tyre.

Ndërkohë, nga LSDM-ja akoma nuk e kanë të definuar kaq qartë çështjen e koalicionimit. Zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska vlerëson se është herët për konstatime dhe se fokusi duhet të përqëndrohet në atë që është arritur deri tani.

Mendoj se është shumë herët dhe çfarëdo që t’u them do të jetë improvizim. Ne, siç e pamë jemi duke u përgatitur me koalicionin të cilin e drejton LSDM-ja por fokusi në këtë moment është të mos harrojmë pse jemi këtu. Ky lloj i reformave dhe ky lloj i hapave nuk do të lejojmë që të rrezikohen duke e fokusuar debatin se kush më kë do të bëjë koalicion dhe marrëveshje. Këtu jemi për qytetarët”-tha Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetare e LSDM-së.

Në ciklet e kaluara zgjedhore, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë bashkëpunuar në disa raste në zgjedhjet lokale duke mundësuar zgjedhjen e kandidatit të njërës ose partisë tjetër për kryetar komune. I till ishte rasti me Çairin, Tetovën, Kërçovën dhe Strugën ndërkohë që BDI-ja mbështeti kandidaturën e Stevo Pendarovskit dhe zgjedhjen e tij President.

Lajme16 minutes ago

Taravari: Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë

Shqipëri26 minutes ago

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

Kosovë2 hours ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni2 hours ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë3 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni4 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri4 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni5 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë5 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme5 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni5 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

NA NDIQ NË FACEBOOK